#Lajme

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria e Ferizajt nis veprimet hetimore

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se, në kuadër të kompetencave të saj ligjore si institucion i prokurorit të shtetit, po monitoron nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore, pas dyshimeve për manipulim të votave.

Sipas njoftimit, Prokuroria ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që ndërlidhen me këto dyshime, me fokus të veçantë manipulimin e mundshëm të votave për kandidatë të caktuar. Qëllimi i hetimeve është sigurimi i provave relevante, identifikimi i personave përgjegjës si dhe administrimi i të gjithë materialit zgjedhor në përputhje me ligjin.

Nga Prokuroria Themelore e Ferizajt theksohet se veprat penale që cenojnë të drejtën e votës përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe do të trajtohen me përkushtim maksimal, pa asnjë kompromis.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se do të mbetet e angazhuar për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe se çdo rast i dyshuar do të hetohet me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria e Ferizajt nis veprimet hetimore

Fillon takimi i Bordit të Paqes në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *