Dy zyrtarë arrestohen për ryshfet, dyshohet se ndihmuan një kandidat të kalojë testin teorik të patentë shoferit
Dy zyrtarë publik janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë pranuar ryshfet për t’i mundësuar një kandidati kalimin e testit teorik për patentë shofer.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar parash nga i dëmtuari, i cili pas dhënies së ryshfetit ka arritur ta kalojë testin. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin dhe ndëshkimin e këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.











