Dy të rinj arrestohen në Pejë pasi kanosën policët gjatë kontrollit të automjetit
Dy të rinj janë arrestuar në orët e para të së premtes në Pejë, pasi kanosën zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 në rrugën “Mulla Zekë Berdyna”, kur policia ndaloi një veturë Mercedes Benz të drejtuar nga E.H. Pasagjerët A.G. dhe I.M. filluan të shanin dhe kërcënonin policët.
Të dy u arrestuan dhe rezultuan nën ndikimin e alkoolit. Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast për “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa janë liruar në procedurë të rregullt dhe do të intervistohen sërish më 7 nëntor.











