#Lajme

Dy shtetas serb ndalohen në kufi, tentuan të fusin mallra pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serb pasi dyshohet se kanë tentuar të fusin në vend mallra komerciale pa dokumentacion të rregullt.

Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të djeshëm njësitet policore kanë ndaluar një veturë që drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndërsa si pasagjer ndodhej një tjetër bashkëkombës i tij.

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur mallra komerciale, përfshirë një kompresor për traktor, nëntë pasqyra, një frigorifer dhe pajisje hidraulike, të cilat po transportoheshin pa dokumentacion të nevojshëm doganor.

Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.