#Kosova #Lajme

Dy shoferë kapen duke bërë gara me shpejtësi – u ndalohen lejet për 12 muaj

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara të rrezikshme në rrugën Varosh–Gërlicë, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.

Shoferi B.S. (22), me veturë BMW dhe targa të Zvicrës, u kap duke vozitur me 192 km/h në një zonë me kufi prej 60 km/h. Ai u gjobit me 500 euro, iu ndalua leja e drejtimit në Kosovë për 12 muaj dhe u njoftuan autoritetet zvicerane.

Ndërkohë, F.S. (20), me veturë Porsche, u kap me 185 km/h dhe mori të njëjtat masa ndëshkuese, përfshirë 5 pikë negative në patentë-shofer.

Shpejtësia u mat përmes veturës inteligjente të policisë, e pajisur me radar të avancuar. Kontrollet në rrugë do të vazhdojnë.