Dy policë sulmohen në Vushtrri, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor pas një sulmi që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari nuk ka ndaluar në momentin kur është urdhëruar nga zyrtarët policorë dhe më pas i ka goditur ata me motoçikletë.
Ngjarja është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.










