Dy persona plagosen në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e së dielës në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se pas pranimit të informacionit për persona të lënduar, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa ngjarja është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.











