#Ballina #Kosova #Kronika e zezë #Lajme

Dy persona arrestohen pas një incidenti gjatë asfaltimit të rrugës “A” në Prishtinë

Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, pasi dy persona u arrestuan nga policia pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të arrestuarve u është shqiptuar gjobë për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Rreth orës 08:00, dy persona u shoqëruan në stacionin policor pasi penguan punimet që po zhvilloheshin në rrugën ‘A’. Në koordinim me prokurorin, ata u intervistuan dhe u gjobitën për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’,” deklaroi zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Dy persona arrestohen pas një incidenti gjatë asfaltimit të rrugës “A” në Prishtinë

Aksident trafiku në Pejë, përfshihet një motoçikletë

Dy persona arrestohen pas një incidenti gjatë asfaltimit të rrugës “A” në Prishtinë

Presidenti sirian pritet të mbajë fjalim në