#Lajme

Dy javë para fillimit të vitit shkollor, ende nuk është hapur aplikimi për subvencionet e teksteve

Me afërsinë e 1 shtatorit, që shënon nisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026, shumë prindër po presin hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore, por Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.

Edhe pse kjo periudhë zakonisht përkon me përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve shkollore, aplikimi për ndihmën financiare nuk është hapur deri më sot.

Vitin e kaluar, subvencionimi ishte 80 euro për nxënësit nga klasa e 1-5 dhe 110 euro për ata nga klasa 6-9, ndërsa vite më parë librat shpërndaheshin drejtpërdrejt nga shkollat.