#Sport

Dy futbollistë shqiptarë përfshihen në formacionin e javës në Turqi

Si zakonisht, edhe këtë javë janë publikuar formacionet më të mira në ligat evropiane, përfshirë edhe kampionatin turk. Në 11-shen më të mirë të javës në Turqi, vëmendje ka tërhequr përfshirja e dy futbollistëve shqiptarë: Ernest Muçi dhe Arda Kurtulan.

Ernest Muçi vazhdoi formën e shkëlqyer, duke shënuar gol në ndeshjen ndaj Kocaelisporit për herë të gjashtë radhazi, një seri mbresëlënëse që i siguroi vendin në formacionin e javës. Ndërkohë, Arda Kurtulan u dallua me golin e realizuar ndaj Rizesporit, skuadër ku aktivizohen Qazim Laçi dhe Altin Zeqiri.

Paraqitjet vendimtare të dy lojtarëve u vlerësuan nga analistët e kampionatit turk, duke i përfshirë ata në 11-shen më të mirë të javës. Ky është formacioni i javës:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *