#Lajme

Dy familje përleshen në Lipjan, arrestohen 10 persona

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë policia ka arrestuar 10 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë rrahjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim të të dyshuarve është gjetur edhe një armë automatike me dy karikatorë dhe 46 fishekë, e cila nuk është përdorur.

Nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri prej tyre është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit, përfshirë edhe të lënduarit, janë ndaluar për 48 orë.

Policia ka sekuestruar armën automatike dhe mjetet tjera të përdorura gjatë përleshjes si dëshmi materiale.