Duncan: Çeku merrej me aspektin ushtarak, Thaçi me atë politik
Në Gjykatën Speciale është transmetuar një video e Agim Çekut, ku ai theksonte se detyra e tij ishte të kujdesej për ushtrinë dhe që lufta të përfundonte me sukses, duke lënë çështjet politike në duart e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi.
Prokurori pyeti ish-këshilltarin e Wesley Clark, John Stewart Duncan, nëse e kishte dëgjuar këtë deklaratë. Ai sqaroi se Çeku ishte shprehur si ushtar profesionist dhe jo si pjesë e qeverisë, duke lënë politikën në duart e Thaçit.
“Kur thashë se ata punonin si ekip, nënkuptoja se secili e kishte rolin e vet. Çeku merrej me aspektin ushtarak, ndërsa Thaçi me atë politik. Kjo ishte dinamika e tyre”, deklaroi Duncan.










