Dronë rusë godasin Poloninë, autoritetet: U rrëzuan në tokën tonë, konsiderohet sulm
Një dron rus ka goditur një shtëpi banimi në qytetin Wyryki Wola, rajoni i Lublinit, pranë kufirit me Bjellorusinë dhe Rusinë. Nuk ka të lënduar, por shtëpia ka pësuar dëmtime në çati dhe në strukturën e parkingut.
Kryebashkiaku Mariusz Zanko tha se banorët dëgjuan shpërthimin dhe panë avionë luftarakë polakë duke patrulluar në zonë, duke theksuar se situata është shqetësuese dhe ka krijuar pasiguri mes qytetarëve.
Ushtria polake njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe zbulimit me radar janë rikthyer në operacione normale dhe falënderoi NATO-n dhe Holandën për mbështetjen në sigurimin e hapësirës ajrore. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të mos afrohen ose të prekin mbeturinat e dronëve, pasi mund të jenë të rrezikshme.
Kryeministri polak Donald Tusk e konsideroi inkursionin e dronëve rusë si një sulm në shkallë të gjerë dhe siguroi se Polonia është e gatshme t’i përgjigjet çdo provokimi.











