Rrahje e rëndë në Drenas: Dy vëllezër sulmojnë dhëndrrin, përfundojnë në pranga
Një përleshje e rëndë familjare është raportuar në fshatin Terstenik të Drenasit, ku dy vëllezër kanë sulmuar dhëndrrin e tyre.
Policia ka bërë të ditur se viktima, A.S. (54 vjeç), është goditur me grushte dhe me boks metalik në kokë nga R.H. (41 vjeç) dhe S.H. (46 vjeç), ky i fundit me shtetësi gjermane. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime serioze.
Fillimisht i lënduari është trajtuar në QKMF-Drenas, ndërsa më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për kujdes të mëtutjeshëm.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në ndalim policor për 48 orë. Për shkak të shtetësisë së njërit prej tyre, është njoftuar edhe Ambasada Gjermane.











