Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar me vlerë mbi 64 mijë euro
Dogana sekuestron telefona të kontrabanduar me vlerë mbi 64 mijë euro
Dogana e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe telefonash të kontrabanduar gjatë një kontrolli në një subjekt afarist në Prishtinë, pas një denoncimi qytetar.
Në një bodrum të lokalit u gjet një kasafortë me 49 iPhone 16 Pro Max, 12 iPhone 15 Pro, 9 Samsung A36 5G dhe modele të tjera, të gjitha pa dokumentacion përkatës. Vlera e pajisjeve kap shifrën prej rreth 64,340 euro.
Dogana ka nisur procedurat hetimore dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë raportimin e rasteve të dyshimta.











