#Ballina #Kosova #Kronika e zezë

Dogana ndalon në Vermicë mall të padeklaruar – mbi 7 mijë suplemente pa fatura

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vermicës kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim.

Gjatë kontrollit, megjithatë, u zbuluan mallra të padeklaruara të fshehura në sediljet e pasme dhe në bagazh – rreth 600 pako me suplemente ushqimore, në total mbi 7,500 copë.

Vlera e mallrave është vlerësuar në 5,554.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore kap shumën prej 1,655.34 euro. Dogana ka nisur procedurat për kundërvajtje doganore sipas nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Në njoftimin zyrtar në Facebook, Dogana e Kosovës ka kujtuar se mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje ligjore dhe ka theksuar se për raste të tilla do të ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana ndalon në Vermicë mall të padeklaruar – mbi 7 mijë suplemente pa fatura

Kurti shmang pyetjet për mungesën e pritjes

Dogana ndalon në Vermicë mall të padeklaruar – mbi 7 mijë suplemente pa fatura

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz përdorin cigare