Dogana e Kosovës kap pajisje pune të padeklaruara në pikëkalimin e Vërmicës
Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë ndalur sot për kontroll një udhëtar, në automjetin e të cilit janë zbuluar mallra të padeklaruara, në kundërshtim me ligjin në fuqi.
Sipas njoftimit, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit janë gjetur 196 disqe për gdhendje druri dhe 61 llampa koke për ndriçim teknik, të fshehura pas ulëses së shoferit.
Mallrat janë sekuestruar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë mallrat që i bartin me vete, për të shmangur pasojat ligjore dhe për të kontribuar në respektimin e ligjit dhe sigurinë kufitare.










