Dita e katërt në Shkollën Verore të KBI – Vushtrri
Dita e katërt në Shkollën Verore të KBI – Vushtrri
Ka vazhduar me sukses dita e katërt e shkollës verore të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri. Nxënësit kanë marrë pjesë me përkushtim në mësimet fetare e edukative, me theks të veçantë në lëndën e edukatës. Krahas mësimeve, janë zhvilluar edhe aktivitete argëtuese e edukuese. Për të gjithë pjesëmarrësit është ofruar ushqim dhe pije, duke siguruar një ambient të ngrohtë, të shëndetshëm dhe mikpritës.











