#Lajme

Dimal Basha akuzon opozitën për bllokim të Kuvendit, falënderon Arben Gashin për votën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas dështimit për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për pengesë dhe bllokim të procesit të konstituimit.

Ai gjithashtu falënderoi deputetin e LDK-së, Arben Gashi, për votën e tij dhe respektin institucional. “Falënderoj gjithë kolegët që kanë votuar, jemi që tri mandate me z. Gashi njihemi mirë, kemi pas respekt të ndërsjellë”, tha Basha.

Sipas tij, zhvillimet e seancës së sotme tregojnë mungesën e gatishmërisë së opozitës për të kontribuar në funksionimin normal të Kuvendit.