Digjet vetura e kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit
Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Komunën e Zveçanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se policia është njoftuar për incidentin dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se automjeti i djegur i përket kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit.










