#Kosova #Lajme

DHTIK kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të pezullojë liberalizimin e tregut të energjisë deri në vendimin përfundimtar të gjykatave.

Sipas DHTIK-së, afati i caktuar nga ZRRE deri më 16 gusht për lidhjen e kontratave të furnizimit është shumë i shkurtër dhe krijon vështirësi për qindra biznese, nga të cilat shumë janë në pritje të vendimeve gjyqësore ose po përgatisin ankesa.

Dhoma kërkon që procesi të pezullohet dhe të zhvillohen konsultime publike, duke paralajmëruar se forma aktuale rrezikon vende pune, kapacitetet prodhuese dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.

ZRRE u ka kujtuar sot bizneseve pa kontrata që t’i lidhin ato deri më 16 gusht 2025.