#Lajme

Detaje nga tentim vrasja me armë pranë KFC-së në Prishtinë – autorët ende në arrati

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën “Woodrow Wilson” në Prishtinë, pranë objektit të KFC-së, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.

Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, fillimisht të shtënat janë bërë nga një veturë VW Golf 7, ngjyrë hiri e mbyllur, e cila më pas është larguar në drejtim të “MiniMaxi”-t. Më pas, një person në këmbë, i veshur me maicë të zezë dhe shorc, dyshohet se ka shtënë në drejtim të veturës përballë reklamës së KFC-së, duke u larguar më pas drejt “Rrethit të Ismetit”.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Autorët e dyshuar janë ende në arrati.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar si “Tentim vrasje” dhe “Mbajtje pa leje e armës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.