#Ballina #Kosova #Lajme

Dështon për herë të 37-të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 37-të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dështoi edhe njëherë, duke shënuar dështimin e 37-të që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Deputetët nuk arritën të miratojnë themelimin e komisionit për votim të fshehtë, i cili është kusht i nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nga votimi rezultoi se vetëm 52 deputetë votuan pro, numër i pamjaftueshëm për të kaluar propozimin.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, ende nuk ka siguruar shumicën parlamentare për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, ndërsa partitë opozitare vazhdojnë të refuzojnë propozimet për komisionin e fshehtë.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar të mbahet të premten, më 28 qershor, në orën 11:00.

Dështon për herë të 37-të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Gold AG kritikon shqiptarët që dëgjojnë Cecën

Dështon për herë të 37-të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Sveçla i bën thirrje Arsenijeviqit të dorëzohet