#Lajme

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

Pas dështimit të Hekuran Muratit për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, por edhe ajo nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Nga 106 deputetë të pranishëm, Nagavci mori 55 vota për, 47 kundër dhe 4 abstenime.

Si pasojë, LVV doli me kandidatin tjetër, deputetin Dimal Basha, i cili gjithashtu dështoi të zgjidhet, duke marrë 57 vota për, 25 kundër dhe 24 abstenime. Me këtë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon, pasi asnjë kandidat i propozuar nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për kryeparlamentar.