#Lajme

Deri në pesë minuta pritje në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat e kalimit kufitar. Sipas njoftimit, mërgimtarët dhe qytetarët që po udhëtojnë drejt vendeve evropiane po përballen me pritje të shkurtra.

Në pikën kufitare të Jarinjës, koha e pritjes për kalim aktualisht sillet nga 3 deri në 5 minuta, duke treguar qarkullim normal dhe pa ngarkesa të mëdha.