Derbi Llapi – Drita mbyll xhiron e tretë të Superligës
Sot nga ora 16:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” zhvillohet derbi i xhiros së tretë të Superligës mes Llapit dhe Dritës.
Ndeshja u shty për shkak të angazhimeve evropiane të gjilanasve. Llapi i Tahir Batatinës synon fitoren e parë, ndërsa edhe kampionët e Dritës kërkojnë po ashtu suksesin e parë sezonal.











