Delegacion i PACE mbërrin në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme
Një delegacion prej gjashtë anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga Yunus Emre (Türkiye, SOC), ka mbërritur në Kosovë për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vizita do të zgjasë nga 27 deri më 29 dhjetor.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i PACE do të zhvillojë takime me drejtues dhe përfaqësues të partive kryesore politike, përfshirë edhe ato që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë. Po ashtu, janë paraparë takime me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe mediave.
Delegacioni do të vëzhgojë nga afër procesin e votimit më 28 dhjetor, me qëllim vlerësimin e transparencës dhe standardeve demokratike të zgjedhjeve.
Në kuadër të kësaj vizite, një ekspert i Komisionit të Venedikut, organ këshillëdhënës ligjor i Këshillit të Evropës, do të ofrojë mbështetje ligjore për delegacionin gjatë misionit të vëzhgimit.











