#Sport

Deco konfirmon: Joao Cancelo pritet të bashkohet me Barcelonën, rrit cilësinë e skuadrës

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se mbrojtësi portugez Joao Cancelo është shumë pranë transferimit te klubi katalunas. Sipas tij, Cancelo do të përforcojë ndjeshëm skuadrën dhe do të japë më shumë opsione taktike për trajnerin Hansi Flick.

Deco tha se transferimi u bë i mundur edhe falë disa rrethanave të favorshme lidhur me lojtarin, i cili nuk ishte i regjistruar te klubi aktual dhe ka një dëshirë të madhe për t’iu bashkuar Barcelonës, madje duke pranuar një ulje page. Cancelo pritet të lehtësojë pozicionimin e Eric dhe Kounde, duke ofruar më shumë fleksibilitet në mbrojtje.

Edhe presidenti Joan Laporta vlerësoi rolin e Decos në këtë marrëveshje dhe bashkëpunimin me agjentin e lojtarit, duke theksuar se ky transferim është një përforcim i rëndësishëm për afatin kalimtar të dimrit.