Declan Rice udhëheq Arsenalin drejt fitores 3-2 ndaj Bournemouthit
Arsenali siguroi tre pikë të rëndësishme në javën e 20-të të Premier League, duke mposhtur Bournemouthin 3-2 në transfertë. Hero i ndeshjes ishte Declan Rice, i cili shënoi dy gola vendimtarë për “Topçinjtë”.
Goli tjetër i Arsenalit erdhi nga mbrojtësi Gabriel, duke kompletuar përmbysjen dhe duke siguruar fitoren e vlefshme në garën për kreun e tabelës. Për vendasit shënuan Evanilson dhe Kroupi, por pa mundur të shmangin humbjen.
Me këtë sukses, Arsenali ngjitet në kuotën e 48 pikëve, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet e tij për sezonin aktual.











