#Lajme

Daut Haradinaj kritikon Kurtin për “shkatërrim të planifikuar të Kosovës”

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shkatërrim të planifikuar të vendit.

Në një postim publik, Haradinaj ka përmendur anulimin e projektit të termocentralit të ri energjetik, i cili pritej të përfundonte në vitet 2023-2024. Ai tha se kostoja e energjisë për operatorët ka shkuar nga 198 deri në 220 euro për megavat, ndërsa plani fillestar ishte 82 euro, duke sjellë një ndikim vjetor prej 360 milionë eurosh që bie mbi qytetarët.

Haradinaj gjithashtu kritikoi lidhjet e qeverisë me furnizues të jashtëm dhe akuzoi se kjo situatë po krijon një “krim të organizuar shqiptaro-serb”, duke u bërë një barrë për popullin e Kosovës. Ai ka thirrur qytetarët të reagojnë ndaj këtyre zhvillimeve për të parandaluar pasoja më të mëdha në të ardhmen.