“Dardanët” njoftojnë vendtakimin e tifozëve para ndeshjes me Zvicrën
Kombëtarja e Kosovës sonte nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026 me një ndeshje të rëndësishme ndaj Zvicrës në Bazel.
Grupi i tifozëve “Dardanët” ka bërë të ditur vendtakimin përpara sfidës. Sipas rekomandimit të forcave të rendit të Zvicrës, tifozët do të mblidhen në Christoph Merian Park nga ora 14:00, për t’u organizuar dhe më pas për të marshuar drejt stadiumit.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës nis në ora 20:45, ku tifozët pritet të krijojnë një atmosferë mbështetëse për ekipin kombëtar.










