#Sport

Copa del Rey: Albacete–Barcelona në çerekfinale

U hodh shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit, të cilat do të zhvillohen më 3, 4 dhe 5 shkurt. Përballja më interesante është ajo mes Albacetes dhe Barcelonës. Skuadra nga Segunda División, që eliminoi Real Madridin, do të presë Barcelonën në stadiumin “Carlos Belmonte”.

Shorti solli edhe një derbi bask mes Alavés dhe Real Sociedad, ndërsa Valencia do të përballet me Athletic Bilbaon. Në çiftin e fundit, Betisi do të presë Atletico Madridin në një duel të fortë për një vend në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalet do të luhen me ndeshje vajtje-ardhje, më 11 shkurt dhe 4 mars, ndërsa data e finales ende nuk është zyrtarizuar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *