#Sport

Como pranë marrëveshjes me talentin e Barcelonës

Skuadra e Comos, e cila po zhvillon një sezon shumë pozitiv në Serie A, synon të forcojë edhe më tej ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me kërkesë të trajnerit Cesc Fàbregas për përforcime shtesë, drejtuesit e klubit kanë intensifikuar lëvizjet në merkato dhe janë pranë arritjes së një marrëveshjeje me talentin e Barcelonës, Andres Cuenca.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Como ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me futbollistin 18-vjeçar. Ndërkohë, Barcelona pritet të ruajë një klauzolë të konsiderueshme përfitimi nga shitja e ardhshme e lojtarit, mbi 20 për qind.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndërsa Cuenca shihet si një investim premtues për të ardhmen e klubit italian.