CNN: Zelensky sot në Shtëpinë e Bardhë përballet me zgjedhje pothuajse të pamundur
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ketë sot një takim në Shtëpinë e Bardhë, i cili pritet të jetë sfidues dhe i tensionuar, duke rikujtuar përplasjen e tij të famshme me presidentin amerikan Donald Trump më 28 shkurt.
CNN raporton se gjatë këtij takimi, Zelensky mund të përballet me kërkesa të vështira, përfshirë mundësinë e heqjes dorë nga territore të caktuara në këmbim të garancive të sigurisë. Krimea dhe Donetsku janë dy zona ku presioni mund të jetë më i madh, me Trumpin dhe Putinin që duket se kanë rolin e tyre në negociata.











