#Lajme

Çmimet u rritën ndjeshëm gjatë muajit nëntor në Kosovë

Gjatë muajit nëntor 2025, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në Kosovë shënuan rritje të konsiderueshme, duke e çuar inflacionin vjetor në 5.3 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Rritjet më të mëdha u regjistruan te pemët (16.1%), energjia elektrike (15.5%), biletat e fluturimeve (14.6%) dhe mirëmbajtja e pajisjeve të transportit (14.1%).

U shtrenjtuan gjithashtu kafeja, çaji, kakao, mishi, pushimet e organizuara dhe produktet e qumështit, ndërsa ulje çmimesh u vu re vetëm te karburantet dhe blerja e automjeteve. Inflacioni mujor arriti në 0.4 për qind.