#Lajme

Çitaku reagon pas raportit të Europe Magazine: Kosova, ndër vendet ku liria e medias mbetet e cenueshme

Europe Magazine, duke iu referuar renditjes së fundit të “Reporterët pa Kufij”, ka përshkruar dallime mes vendeve europiane për lirinë e medias. Shtetet nordike si Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kryesojnë listën për mbrojtjen e fortë ligjore të gazetarëve dhe mjedisin e favorshëm mediatik, ndërsa Kosova përmendet si një prej vendeve ku liria e medias mbetet e cenueshme.

Për këtë raport ka reaguar Vlora Çitaku nga PDK, e cila ka theksuar se liria është e plotë vetëm kur ekziston fjalë e lirë dhe media e lirë, duke shtuar se nuk mund të ketë liri politike pa këto elemente.

Çitaku ka përmendur fushata linçuese dhe të sinkronizuara kundër mediave dhe gazetarëve, përpjekje për frikësim dhe presion, si dhe kërcënime që shpesh kanë çuar deri në dhunë. Ajo theksoi se megjithatë mediat e lira dhe gazetarët kanë ruajtur pluralizmin dhe demokracinë, duke ekspozuar padrejtësitë, skandalet dhe abuzimet pa u trembur.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *