#Sport

Champions League: Zyrtarizohen tetë skuadrat më të mira të fazës së ligës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, duke u konfirmuar edhe renditja përfundimtare e tetë skuadrave më të mira.

Arsenali e ka mbyllur këtë fazë në vendin e parë me 24 pikë, duke regjistruar një bilanc shumë pozitiv dhe paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë kompeticionit.

Në mesin e tetë ekipeve më të forta janë renditur edhe Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbona dhe Manchester City, të cilat kanë siguruar kalimin direkt në fazën tjetër të garës.