#Sport

Champions League rikthehet me supersfida, Inter–Liverpool në qendër të vëmendjes

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një mbrëmje të mbushur me duele të forta, ku kryendeshja zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, ku Interi pret Liverpoolin. Atmosfera në Milano pritet të jetë e jashtëzakonshme, me të dy skuadrat që kërkojnë kthesë pozitive pas javëve të vështira dhe polemikave të fundit.

Përveç duelit kryesor, Bayern pret Sportingun, Barcelona luan ndaj Eintracht Frankfurtit, ndërsa Chelsea përballet me Atalantan në Bergamo. PSV–Atletico Madrid, Monaco–Galatasaray, Tottenham–Slavia Prague dhe Royale Union SG–Marseille plotësojnë programin e mbrëmjes.

Megjithatë, sytë mbeten te supersfida në Milano, ku Interi dhe Liverpooli pritet të ofrojnë një përballje me intensitet të lartë dhe me ndikim të madh në ecurinë e tyre në Champions.