CBS: Operacioni për kapjen e Nicolas Maduros u krye nga Delta Force
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se autoritetet amerikane kanë arritur ta kapin presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij.
Sipas Trumpit, të dy janë larguar nga Venezuela me avion, pas përfundimit të operacionit.
Ndërkohë, mediumi amerikan CBS ka publikuar detaje lidhur me aksionin, duke raportuar se operacioni është realizuar nga Delta Force, njësia elitare e forcave speciale të Ushtrisë Amerikane. Sipas këtij mediumi, trupa të Delta Force kanë qenë përgjegjëse për kapjen e Maduros gjatë këtij operacioni të posaçëm.











