#Sport

Casemiro konfirmon largimin nga Manchester United në fund të sezonit

Futbollisti brazilian, Casemiro, ka njoftuar se do të përfundojë aventurën e tij te Manchester United në fund të këtij sezoni, kur i përfundon kontrata me klubin. 33-vjeçari ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” për katër vite, por nuk ka zbuluar se çfarë planesh ka për të ardhmen.

Përmes një postimi në Instagram, Casemiro shkroi se e di kur një etapë merr fund dhe se është koha për të thënë lamtumirë, duke falënderuar klubin dhe tifozët për përjetësinë e respektit dhe dashurisë. Ai shtoi se ka katër muaj për të dhënë maksimumin për fanellën e United dhe për të arritur objektivat e klubit.