#Sport

Carvajal: “Kam respekt për Simeone, jemi të gjithë me Xabi Alonson”

Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, foli para mediave para finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes dhe mbështetjen për trajnerin Xabi Alonso.

Ai komentoi episodin me Simeone në gjysmëfinale: “Kemi respekt të ndërsjellë dhe tani jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme.”

Carvajal u ndal edhe te polemika me Lamine, duke thënë se nuk i jep më shumë rëndësi. Për performancën e skuadrës pas lëndimit të tij: “Pushimi i Krishtlindjeve na bëri mirë. Xabi është i qetë dhe me ide të qarta, dhe ne jemi të gjithë me të.”