Carlos Alcaraz nis me fitore Australian Open
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka nisur me fitore Grand Slamin e Australian Open, duke mposhtur australianin Adam Walton me rezultat 3-0 në sete (6-3; 7-6; 6-2).
22-vjeçari synon për herë të parë të fitojë titullin e Australian Open, pasi deri tani nuk e ka fituar këtë trofe. Alcaraz ka në koleksion dy fitore nga US Open, Wimbledon dhe Roland Garros.










