#Sport

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi–Shqipëri

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 11 tetor. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se për arsye sigurie takimi nuk do të luhet në Beograd, por pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Leskovcit.

Ndërkohë, UEFA pritet të shqiptojë një gjobë ndaj Federatës së Serbisë për thirrjet nacionaliste të shfaqura në ndeshjen kundër Anglisë, e cila mund të përfshijë gjoba financiare dhe ndëshkime me mbyllje të stadiumit për tifozët.

Kujtojmë se sfida e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar në “Air Albania”, përfundoi me barazim 0:0.

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi–Shqipëri

Faza finale e gjykimit në Hagë: Nis