Brighton ndal Manchester Cityn në “Ettihad”, barazim që i shkon për shtati Arsenalit
Brighton ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në transfertë ndaj Manchester Cityt, në kuadër të javës së 21-të të Premierligës. Përballja e zhvilluar në “Ettihad Stadium” përfundoi pa fitues, me rezultat 1-1.
Skuadra vendase kaloi e para në epërsi, kur Erling Haaland realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 41-të, duke i dhënë Cityt avantazhin në pjesën e parë. Megjithatë, në fraksionin e dytë të ndeshjes, Brightoni reagoi dhe barazoi shifrat përmes Kaoru Mitomas, i cili shënoi në minutën e 60-të.
Ky barazim është i treti radhazi për Manchester Cityn, që tani numëron 43 pikë dhe mban vendin e dytë në tabelë, pesë pikë prapa Arsenalit kryesues. Ndërkohë, Brighton pozicionohet në vendin e 11-të me gjithsej 29 pikë.











