#Sport

Brahim Diaz pranë fitimit të Këpucës së Artë në Kupën e Kombeve të Afrikës

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Maroko dhe Senegali.

Në prag të këtij takimi vendimtar, mesfushori i Marokos, Brahim Diaz, është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë i turneut. Futbollisti i Real Madridit ka realizuar deri më tani pesë gola në gjashtë ndeshje.

Pas tij renditen Victor Osimhen dhe Mohamed Salah me nga katër gola secili. I vetmi që matematikisht mund ta rrezikojë Diazin është sulmuesi i Senegalit, Sadio Mané.

Mané ka shënuar dy gola në turne dhe për të fituar Këpucën e Artë do t’i duhet të realizojë katër gola në finalen e sotme, ndërkohë që Diaz të mos shënojë asnjë gol.