Bora e parë sjell vështirësi në qarkullim në disa pika kufitare
Reshjet e para të borës, që nisën mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në disa zona kufitare të vendit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri pas orës 09:00 të mëngjesit, situata paraqitet si vijon:
Pejë – Kullë: rruga e mbuluar me borë të madhe, e kalueshme vetëm për automjete të vogla; kamionët dhe autobusët nuk mund të qarkullojnë. Prishtinë – Mutivodë: rruga e hapur, por me vështirësi. Pikat tjera kufitare: qarkullimi zhvillohet normalisht.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe të tregojnë kujdes, duke ndjekur njoftimet e rregullta për gjendjen e rrugëve.










