Britania e Madhe i kërkon Serbisë të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

Në përvjetorin e dytë të sulmit terrorist në Banjskë, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të arrestojnë dhe të sjellin para drejtësisë autorët e ngjarjes së 24 shtatorit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. “Autorët, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë kapur dhe […]

Policia e Kosovës zhvillon aksion të madh në disa lokacione

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion të gjerë në disa zona të vendit. Pamje nga operacioni janë siguruar në Pejë, ndërsa burime bëjnë të ditur se janë duke u bastisur rreth 25 lokacione të ndryshme. Në terren janë angazhuar njësi të shumta policore, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë. Ende nuk janë bërë të […]

Në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, mbahen homazhe dhe akademi përkujtimore

Sot po zhvillohen aktivitete përkujtimore në nder të dyvjetorit të rënies heroike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Nën patronatin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ceremonitë kanë nisur me homazhe pranë varrit të heroit, ku morën pjesë kryeministri […]

Shoqatat e luftës dhe të burgosurit politik ftojnë partitë në tryezë për zgjidhjen e ngërçit politik

Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë ftuar partitë parlamentare në një tryezë politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”. Takimi do të mbahet më 24 shtator 2025, nga ora 11:00, në selinë […]

Osmani takon zyrtarin amerikan: Aleanca me SHBA-të, themel i sigurisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA, është takuar në New York me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Takimi pasoi një bisedë telefonike të zhvilluar më herët mes tyre, ku Osmani ritheksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve Kosovë–SHBA. “Aleanca me SHBA-të mbetet themel i sigurisë sonë […]

IKSHPK: Uji në Badoc mbetet i pa sigurt për pije, pavarësisht uljes së manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se uji i pijshëm në zonën e Badocit ende nuk është i sigurt për konsum, për shkak të përqendrimeve të larta të manganit. Sipas rezultateve laboratorike, edhe pse është shënuar një ulje e ndjeshme e vlerave, niveli maksimal i matur prej 0.067 mg/L […]

Cakolli: Zgjedhjet e reja më të mundshme se formimi i institucioneve funksionale

Kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale, por institucionet e reja ende nuk janë formuar për shkak të mungesës së numrave dhe proceseve të përsëritura në Gjykatën Kushtetuese. Eugen Cakolli nga KDI vlerëson se situata aktuale politike është e bllokuar dhe gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për […]

AIP u bën thirrje partive politike të mbrojnë të dhënat personale gjatë fushatës zgjedhore

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka apeluar tek partitë politike që gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 të respektojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Në një reagim publik, AIP ka theksuar se ruajtja e këtyre të dhënave është obligim ligjor dhe një element i rëndësishëm për sigurimin e integritetit […]

Duncan: Çeku merrej me aspektin ushtarak, Thaçi me atë politik

Në Gjykatën Speciale është transmetuar një video e Agim Çekut, ku ai theksonte se detyra e tij ishte të kujdesej për ushtrinë dhe që lufta të përfundonte me sukses, duke lënë çështjet politike në duart e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. Prokurori pyeti ish-këshilltarin e Wesley Clark, John Stewart Duncan, nëse e kishte dëgjuar […]

Kosova, e treta në botë dhe e para në Evropë për siguri, sipas raportit Gallup

Raporti më i ri i Gallup Global Safety Report 2025 e ka renditur Kosovën ndër vendet më të sigurta në botë, duke e pozicionuar të tretën globalisht dhe të parën në Evropë për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të rendit. Sipas të dhënave, Kosova ka marrë 94 pikë nga 100 në […]