Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot, e shtunë më 20 dhjetor, përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Deri më tani, KQZ ka akredituar 586 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë organizata joqeveritare […]

Ymeri: 2025 u shënua nga mungesa e planifikimit dhe importi rekord i energjisë

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka deklaruar se viti 2025 është karakterizuar nga mungesë serioze planifikimi në sektorin e energjisë elektrike, duke çuar Kosovën në importin më të lartë ndonjëherë, rreth 247 milionë euro, pa përfshirë muajin dhjetor. Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo tha se rritja e shpenzimeve ka ardhur kryesisht si pasojë […]

Dhuna në familje alarmante: tri raste brenda një dite në Vushtrri dhe Mitrovicë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem serioz në vend. Gjatë 18 dhjetorit 2025, Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste të ndara në Vushtrri dhe Mitrovicë, ku viktima kanë qenë gra, përfshirë edhe një grua shtatzënë. Në Vushtrri, rreth orës 16:00 në fshatin Kollë, ankuesja me inicialet V.H. (33 vjeçe) dyshohet se është […]

I kërkuari me dy urdhëresa gjyqësore arrestohet në Prishtinë, dërgohet në Burgun e Hajvalisë

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të 19 dhjetorit 2025 në Prishtinë. Rreth orës 04:30, në rrugën “Hamzë Jashari”, njësia reaguese policore ka ndaluar për kontroll personin me inicialet A.B.. Gjatë verifikimit në sistem, ai ka rezultuar me dy urdhëresa aktive […]

SHBA mbështet fuqishëm Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, ofron garanci për mosndryshim të kufijve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Politikën e Mbrojtjes Kombëtare 2026, i cili autorizon shpenzime rekord prej 901 miliardë dollarësh për mbrojtjen amerikane, duke përfshirë edhe mbështetje për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Ligji […]

Lajm i mirë për Ukrainën: BE-ja miraton kredi prej 90 miliardë eurosh

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për t’i ofruar Ukrainës një kredi në vlerë prej 90 miliardë eurosh, pas dështimit për të gjetur konsensus rreth përdorimit të aseteve ruse të ngrira. Marrëveshja u arrit pas më shumë se një dite diskutimesh gjatë samitit të mbajtur në Bruksel dhe, sipas liderëve evropianë, pritet të mbulojë […]

Napoli eliminon Milanin dhe kualifikohet në finalen e Superkupës së Italisë

Napoli ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës së Italisë pas fitores 2-0 ndaj AC Milanit në stadiumin “King Saud University”. Ky sukses vjen pas dy humbjeve radhazi dhe i hap rrugë skuadrës napolitane për të synuar trofeun e parë në këtë garë që nga viti 2014. Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë dhe […]

Gërmimet me shpresë për gjetjen e personave të zhdukur nga lufta – Komisioni Qeveritar flet sot për vitin 2025

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka nisur gërmime kërkimore në lokacionin “Përzhina” në rajonin e Rahovecit, pranë varrezave të qytetit. Gërmimet kanë filluar të mërkurën, ku janë gjetur dy pjesë eshtrash të dërguara për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të enjten janë […]

Kica-Xhelili flet për mundësinë e koalicionit LDK–LVV dhe kritikon qeverisjen Kurti

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Duke folur për zhvillimet aktuale politike, Kica-Xhelili u ndal edhe te mundësia e një koalicioni qeverisës mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo theksoi se LDK-ja nuk do të lejojë që vendi të mbetet pa qeveri dhe se […]

BE-ja liron 181 milionë euro nga fondet IPA për Kosovën

Bashkimi Evropian ka lëshuar 181 milionë euro shtesë nga fondet e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) për Kosovën, vetëm një ditë pasi u bë e ditur heqja e një pjese të masave ndëshkuese financiare ndaj vendit. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila bëri të ditur se përveç këtyre fondeve, në […]