Pacienti sulmon teknikun e emergjencës në Mitrovicë pas një mosmarrëveshjeje

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë, ku një pacient ka sulmuar fizikisht një punonjës të emergjencës gjatë detyrës. Sipas raportit të Policisë, ngjarja u regjistrua më 6 tetor 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Bislim Bajgora”. I dyshuari, E. M., pas një mosmarrëveshjeje për trajtimin mjekësor që nuk ishte në kompetencë […]

Dy persona arrestohen në Prishtinë, u sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i parasë”. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është bërë pas hetimeve disa mujore të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës. Operacioni […]

BQK: Rreth 1.7 milion kartela bankare aktive në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se në fund të vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 1,684,034 kartela bankare në vend, duke përfshirë kartela debiti, krediti dhe kartela debiti të vonuar për individë dhe biznese. Sipas raportit të BQK-së “Përdorimi i kartelave në Kosovë”, numri i përgjithshëm i kartelave është rritur […]

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz përdorin cigare elektronike në botë

Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike, sipas një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Edhe pse numri i duhanpirësve ka rënë me rreth 200 milionë në 25 vitet e fundit, “epidemia e duhanit mbetet larg përfundimit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në vitin 2024, […]

Dogana ndalon në Vermicë mall të padeklaruar – mbi 7 mijë suplemente pa fatura

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vermicës kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, drejtuesi i të cilit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Gjatë kontrollit, megjithatë, u zbuluan mallra të padeklaruara të fshehura në sediljet e pasme dhe në bagazh – rreth 600 pako me suplemente ushqimore, në total mbi 7,500 […]

Kurti shmang pyetjet për mungesën e pritjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë arsyet pse gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është mirëpritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjatë një paraqitjeje para mediave, Kurti zgjodhi të mos japë përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje.

Dy shtetas serb ndalohen në kufi, tentuan të fusin mallra pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serb pasi dyshohet se kanë tentuar të fusin në vend mallra komerciale pa dokumentacion të rregullt. Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të djeshëm njësitet policore kanë ndaluar një veturë që drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndërsa si pasagjer ndodhej një tjetër bashkëkombës i tij. Gjatë kontrollit në automjet, […]

Samiti i Brdo-Brijunit nis sot në Durrës, Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën

Në Durrës ka nisur sot Samiti i Iniciativës Brdo-Brijunit, që ka mbledhur liderët më të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zhvillimet rajonale dhe perspektivën evropiane të rajonit. Në qendër të diskutimeve do të jenë çështje si zbatimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian prej 6 miliardë eurosh, bashkëpunimi rajonal, […]

Ngërçi institucional po godet ekonominë e Kosovës

Moskonstituimi i institucioneve shtetërore po ndikon negativisht në ekonominë e vendit, duke krijuar pasiguri për bizneset vendore dhe investitorët e huaj. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e stabilitetit politik po pengon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Profesori S. Rexhepi tha për KosovaPress se “ekonomia dhe shteti ndodhen në gjendje të paorganizuar”, ndërsa bizneset ndërkombëtare po shtyjnë investimet […]

Kanella dhe kafeja – kombinimi që forcon trupin dhe mendjen

Një gastroenterolog i trajnuar në Harvard, Dr. Saurabh Sethi, rekomandon shtimin e kanellës në kafe për përfitime të mëdha shëndetësore. Kanella përmban antioksidantë që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe luftojnë stresin oksidativ, duke mbrojtur trupin nga sëmundje si zemra, kanceri dhe Alzhaimeri. Dr. Sethi sugjeron gjithashtu shtimin e vajit MCT nga kokosi, […]