Arrestohet Fatmir Sheholli për spiunazh, Sveçla: “Koha e spiunëve të Serbisë ka përfunduar”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë, ka arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimin për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rasti përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit. Ai shtoi se individë të tillë kanë […]

Kosova pajiset me mijëra dronë kamikazë “Skydagger” – reagojnë Osmani, Kurti dhe Maqedonci

Kosova është pajisur me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit Skydagger, që kanë arritur të mërkurën në Aeroportin “Adem Jashari”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se dhjetëra ushtarë të FSK-së janë trajnuar për përdorimin e tyre dhe se kontrata me kompaninë turke Baykar ishte nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar. “Dronët Skydagger ishte […]

Kadri Kryeziu: Nëse Rashiqi i merr votat, mund të bëhet nënkryetar i Kuvendit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin e Kushtetueses lidhur me ankesën e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb në seancën konstituive. Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa”, Kryeziu tha se Nenad Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar nëse siguron votat e nevojshme. Sipas tij, Lista Serbe ka […]

Osmani përshëndet marrëveshjen për paqe mes Izraelit dhe Hamasit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për paqe midis Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme. Reagimi i saj vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmë pas mesnate nënshkrimin e fazës së parë të planit të paqes. Osmani vlerësoi […]

Sot do të mbahet seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për sulm ndaj gazetarëve

Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të mbahet seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të akuzuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq. Seanca e shqyrtimit fillestar është planifikuar të nisë në orën 13:30. Rasti lidhet me një incident të ndodhur më herët në komunën e Leposaviqit, ku dy të […]

Trump njofton nënshkrimin e fazës së parë të Planit të Paqes mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit të Paqes, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt përfundimit të konfliktit në Gaza. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se marrëveshja parasheh lirimin e të gjithë pengjeve dhe tërheqjen […]

Arrestohet në Prishtinë një person që sulmoi policët nën ndikim të alkoolit

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”. Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit në momentin e incidentit. Gjatë procedurës në stacionin policor, ai ka tentuar të largohet dhe, pas ndërhyrjes së zyrtarëve, i ka sulmuar ata, […]

Dogana e Kosovës kap pajisje pune të padeklaruara në pikëkalimin e Vërmicës

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë ndalur sot për kontroll një udhëtar, në automjetin e të cilit janë zbuluar mallra të padeklaruara, në kundërshtim me ligjin në fuqi. Sipas njoftimit, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit janë gjetur 196 disqe për gdhendje druri dhe 61 llampa […]

Ulutash takon përfaqësuesin ushtarak britanik në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim përfaqësuesin ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtnant Sir Ian Cave. Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe […]

Qeveria në detyrë nën akuza për shkelje të ligjit dhe tejkalim kompetencash

Anëtarë të Qeverisë në detyrë, që njëkohësisht janë edhe deputetë të Kuvendit, po akuzohen nga përfaqësues të shoqërisë civile për shkelje të Ligjit për Qeverinë dhe ushtrim të funksioneve të dyfishta. Sipas Gëzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, mbajtja e dy posteve është kundër Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë, gjë që e ka […]